Sport

Peja mposht Bashkimin për fitoren e gjashtë radhazi

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 16 October 2022

Peja ka regjistruar edhe fitoren e gjashtë radhazi nga po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e javës së gjashtë, skuadra e drejtuar nga Can Sevim fitoi në udhëtim kundër Bashkimit – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” përfundoi me rezultatin 67:72.

-Advertisement-

Për Bashkimin ishte humbja e katërt, krahas dy fitoreve.

Brad Waldow me 15 pikë dhe Isiah Umipig me 13 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve.

Te prizrenasit u dallua Curtis Jones me 19 pikë.

Peja pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe vazhdon të jetë lidere në tabelë, kurse Bashkimi renditet i pesti me 8 pikë.

Në javën e ardhshme, Peja e pret Rahovecin – kurse Bashkimi luan në udhëtim kundër Golden Eagle Yllit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy