PE: Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë të bazohet në njohjen reciproke
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/parlamenti-evropian-nes-euml-r-debaton-p-euml-r-rezolut-euml-n-p-euml-r-kosov-euml-n_hd-780x439-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:06 | 14 June 2022
Parlamenti Evropian për herë të parë ka thënë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen reciproke”.
Ky vlerësim u prezantua gjatë votimit për amendamentin në raportin përfundimtar për Serbinë në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit (AFET).
Për këtë raport votuan 50 anëtarë të AFET-it, pesë ishin kundër dhe tre abstenuan.
Krahas marrëdhënieve me Kosovën dhe sundimit të ligjit në vend, raporti i votuar përfshin edhe harmonizimin me politikat e sanksioneve kundër Rusisë, si përcaktues i progresit të përgjithshëm të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE.
Autoriteteve në Beograd u kërkohet të “tregojnë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së dhe të harmonizohen me vendimet dhe pozicionet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë”.
Vladimir Bilçik, raportuesi i përhershëm për Serbinë në PE dhe autori i tekstit, tha pas votimit se dëshira e tij është që pas zgjedhjeve të prillit dhe luftës së agresionit rus, partnerët në Serbi të kuptojnë se sa urgjente është të shkohet para në rrugën e tyre evropiane.
“Mund të bëhet më shumë për të ecur me vendosmëri drejt BE-së dhe si raportues i PE-së jam i gatshëm të punoj së bashku me lidershipin e ri në Beograd për të ndihmuar në arritjen e ndryshimeve pozitive për Serbinë evropiane”, tha Bilçik, shkruan Rel.
Autoriteteve serbe u kërkohet, gjithashtu, të veprojnë kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të ndalojnë çdo retorikë dhe veprim që cenon integritetin e vendeve fqinje dhe rrezikon stabilitetin dhe pajtimin rajonal.
Ai është ankuar për presionin e vazhdueshëm ndaj gjyqësorit dhe mohimin publik të gjykimeve ndërkombëtare të krimeve të luftës.
Ai i bëri thirrje shumicës së sapozgjedhur që të forcojë garancitë për pavarësinë dhe efikasitetin e Gjyqësorit si çështje me prioritet.
Raporti i votuar do të shfaqet në seancën plenare të PE-së në korrik, kur ky version i tekstit do të marrë formën e një rezolute të Parlamentit Evropian.
Raportet për Kosovën
Gjatë ditës së martë, Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme do t’i diskutojë raportet për Kosovën, përfshirë edhe qindra amendamente që janë propozuar për t’u përfshirë në këto raporte.
Në draftin e raportit që e kishte prezantuar më parë raportuesja për Kosovën në këtë trup, Viola von Cramon, është përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes.
Në tekstin e këtij dokumenti i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Në dokument përfshihet edhe mbështetja ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sikur edhe thirrja për pesë vendet anëtare të bllokut evropian, të cilat nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë.
Kosovës i bëhet ftesë të vazhdojë procesin e reformave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndonëse konstatohet se Kosova ka shënuar një përparim në këtë drejtim.
Sipas dokumentit, Parlamenti Evropian shprehet i kënaqur që Kosova u është bashkuar të gjitha qëndrimeve të BE-së për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ka shpallur sanksione, dhe me një rezolutë të veçantë në Kuvend ka dënuar këtë agresion.
Megjithatë, Kosova është kritikuar për situatën në gjyqësor.
Është shprehur shqetësim me arsyetimin se gjyqësori vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve politike.
Në këtë drejtim është përshëndetur propozimi për reformën në prokurori dhe është kërkuar që të merret parasysh mendimi i Komisionit të Venecias.
Për raportin për Kosovën janë paraqitur më shumë se 300 amendamente. Një numër i madh i tyre janë paraqitur nga disa deputetë nga Spanja, të cilët kanë propozuar që nga raporti të largohen të gjitha referencat që e trajtojnë Kosovën si shtet.
Ndërkaq disa deputetë nga e djathta ekstreme, më së shumti nga Franca dhe Gjermania, kanë propozuar që, në vend të thirrjes për liberalizim vizash, të thuhet se “vizat nuk duhet të liberalizohen në një të ardhme të afërt”.
Pas votimit në Komisionin për Politikë të Jashtme, raportet për të tria shtetet do të diskutohen dhe do të miratohen si rezoluta të Parlamentit Evropian.
Këto rezoluta kanë peshë politike, por nuk janë obliguese për vendet anëtare të BE-së. /Rel/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/gatuaj-shqip1.jpg)
Të tjera
-
Mbahet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali, priten investime nga këta të fundit
Sot janë nënshkruar tri memorandume bashkëpunimi mes Kosovës dhe Portugalisë ...
-
Zbulohet pllaka përkujtimore e Nekibe Kelmendit brenda selisë së LDK-së
Brenda hapësirave të Selisë Qendrore në LDK sot janë shpalosur pllaka dhe por...
-
Aksident në rrugën Kumanovë – Likovë, humb jetën një 19-vjeçar
MPB njofton se dje në ora 17:20 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën ...
-
“Zemlak”, “Mos ofendo, marre”, përplasen në Komision deputetja e AAK-së me atë të VV-së
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj dhe deputeti i V...
-
I dha tender kompanisë me çmim dyfish më shtrenjtë, Komuna e Prizrenit insiston që ishte çmimi më i ulët, dokumentet dëshmojnë të kundërtën
Arsyetime të çuditshme kanë Drejtuesit e Komunës së Prizrenit për një tender ...
-
Begaj: Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Kosova është interesi më m...
-
Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova: Kanë dal veç gjyshet jashtë, u knaqën
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka th...
-
Kurti interesohet për mundësinë që Gjermania ta ndihmoj Kosovën për të forcuar sigurinë në kufi
Me ftesë të Përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ...
-
Në kujtim të Nekibe Kelmendit, shpaloset pllaka përkujtimore brenda hapësirave të LDK-së
Në kujtim të jetës dhe veprës së Nekibe Kelmendi, brenda hapësirave të selisë...
-
Kryeministri Kurti në Hamburg për të përkrahur Shqipërinë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar mbrëmë në Gjermani me bashkëa...
-
Lajçak për moszbatimin e marrëveshjeve: I kemi çuar kuajt te uji, por po refuzojnë të pinë
Emisari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serb, Miroslav Lajcak, i ci...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës e dënon Goran Rakiqin me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mi...