Lajme

PDK: S’ka lidhje sa deputetë do t’i ketë AAK, Haradinaj kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 13 June 2017

Gjatë ditës së sotme media të ndryshme kanë raportuar se Ramush Haradinaj duhet t’i ketë 12 deri në 15 deputetë nga radhët e partisë së tij (AAK në mënyrë që të arrijë të marr mandatin nga partneri i madh PDK, për formimin e Qeverisë.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili ka thënë se kjo nuk qëndron.

Numri i deputetëve të subjekteve anëtarë të koalicionit nuk ka asnjë lidhje me përcaktimin e mandatarit”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

-Advertisement-

“Ramush Haradinaj është kandidati ynë i përbashkët për kryeministër dhe kjo nuk ndryshon pavarësisht sa kandidatë të AAK-së fitojnë mandate për Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Krasniqi.

Ndryshe koalicioni PDK-AAK-NISMA në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka marrë rreth 34% të elektoratit. Ky koalicion pritet t’i ketë rreth 40 mandate në legjislaturën e ardhshme. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera