Lajme

PDK së shpejti del me kandidatët për kryetarë të komunave, paralajmëron befasi

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 11 August 2017

Deri më tash asnjëra nga partitë politike në Kosovë nuk ka dalë me listë përfundimtare për kandidat për kryetar të komunave.

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për lajmi.net se shumë shpejt partia e tij do të dali me listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kuvendar komunal.

“Afati ligjor për paraqitje pranë KQZ-së është deri më datën 22. Ne po bëjmë punën tonë brenda forumeve partiake dhe secilës degë që t’i zgjedhim më të mirët”, ka deklaruar Stavileci.

-Advertisement-

Bëhet e ditur se do të ketë emra të ri, “300 personalitete të njohura që do të jenë pjesë e listave tona”, u shpreh tutje ai.

“Besoj është çështje ditësh shpallja e këtyre kandidaturave. Edhe për kryetare edhe për kuvendarë komunal. Do të ketë edhe risi shumë cilësore me mbi 300 personalitete të njohura që do të jenë pjesë e listave tona”, potencoi mes tjerash Stavileci. /Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera