Lajme

PDK pas miratimit të deklaratës në mbrojtje të UÇK-së: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 28 September 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin e deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në një reagim pas votimit, PDK-ja ka falënderuar grupet parlamentare për mbështetjen dhe kontributin në harmonizimin e tekstit të deklaratës së propozuar nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Sipas PDK-së, me këtë deklaratë Kuvendi ka shprehur qëndrimin e tij për, siç thotë partia, mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit, të cilin PDK-ja e vlerëson si të padrejtë.

-Advertisement-

“Ky është një hap i rëndësishëm i vullnetit të përbashkët politik. Tani ai vullnet duhet të kthehet në veprim konkret”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që tash të procedohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i propozuar nga kjo parti.

“Radha është e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK-ja. Kërkojmë nga Qeveria që ta procedojë pa vonesë në Kuvend dhe nga të gjitha grupet parlamentare që ta trajtojnë e votojnë me urgjencë”, ka deklaruar PDK-ja.

Sipas kësaj partie, deklarata përfaqëson qëndrimin e Kuvendit, ndërsa miratimi i ndryshimeve ligjore do të ishte “hapi i radhës” për t’iu dhënë përgjigje institucionale kërkesave të saj.

“PDK-ja do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe për një proces të drejtë ndaj ish-krerëve të saj”, thuhet më tej në reagim.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy