Lajme

PDK paralajmëron nisjen e procedurave për shkarkimin e ministres Hajdari

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 14 October 2022

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kërkuar sqarim pse nuk është larguar artikullii i publikuar në një revistë franceze nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA, ku e ka promovuar Kosovën në Francë si “vend ku kanë lindur manastiret madhështore të Kishës Ortodokse serbe”.

Asaj iu përgjigjur ministri i kulturës, Hajrullah Qeku i cili ka thënë se janë në përgatitje të padisë.

Deliu ka kërkuar që të bëhet e ditur kur do të ngritët padia në të kundërtën do të inmicojnë procedurat për shkarkimin e ministres Rozeta Hajdarit.

-Advertisement-

“Na duhet të na thoni nëse do të ngritët padi në të kundërtën Ne do të iniciojmë mocion për shkarkim të ministres Hajdari pasi janë paratë e taksapaguesve tanë, është e pafalshme të thuhet që ky nuk është dokument i qeverisë pasi ky dokument përmban siglën e qeverisë së Kosovës”, u shpreh Deliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera