PDK i përgjigjet Vetëvendosjes me video: Çka ka Albini, kallëzon Martini

Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 24 January 2023
Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar sot një video që përmbledhë sipas tyre faktet e zbuluara deri tani për aferën milionëshe me protagonist ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe lidhjet e tij me kompaninë e tregtimit të energjisë, GEN-i në Beograd.
Kjo video sipas PDK-së, shpalosë historikun e aferës së Martin Berishajt dhe akuzat e ngritura ndaj tij, flet edhe për mbrojtjen e Martin Berishajt nga krerët institucional të Kosovës, lidhjen e tij me kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ambasadori Berishaj nuk u shkarkua, nuk u soll para drejtësisë në Kosovë. Ai u mor në mbrojtje nga kryeministri Kurti”, thuhet ndër të tjera në videon e PDK-së.
Martin Berishaj në dy reagime deri më tani i ka quajtur shpifje të gjitha raportimet e mediave sllovene dhe dyshimet për përfshirjen e tij në aferën financiare.
Së fundmi edhe një gazetë tjetër sllovene “Prava” raportoi për lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci me kompaninë sllovene GEN. Sipas tyre, dyshohet se Berisha është paguar nga GEN-i, dhe se ai ka tërhequr 600 mijë euro para në vitet 2019 dhe 2020.
Raportimet e fundit nga gazeta Prava pretendojnë se Berishaj ka transferuar para edhe për fushatën e partisë se kryeministrit Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje

Të tjera
-
Kurti takohet me Hamzen dhe Atiq, ZKP-ja jep detaje se çfarë u diskutua
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me minist...
-
PDK përkujton 26-vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës: Fundi i gjenocidit dhe fillimi i paqes
Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar 26-vjetorin e nënshkrimit të Marrë...
-
Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Vendimi i Apelit na lehtësoi dhimbjen për motrën tonë
Shpat Ukella, vëllai i Gjylejta Ukellës e cila u vra nga bashkëshorti i saj, ...
-
MPB: Nga 9 qershori rifillon aplikimi i terminëve për shtetasit e huaj
Divizioni për të Huaj i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga ...
-
Shpallja e datës së zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet
Pas caktimit të 12 tetorit si datë për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale nga presi...
-
E v*rau gruan, Apeli e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajq...
-
Ironia e fatit: Pas shumë talljeve me Biden, Trump gati rrëzohet në shkallët e Air Force One
Pas talljeve në mënyrë të vazhdueshme me ish-presidentin Joe Biden për “penge...
-
KEK-u ua shtyn bizneseve deri nesër afatin për lidhjen e kontratave: Interesimi i jashtëzakonshëm
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar konsumtorët dhe bizneset se është...
-
Qeveria jep detaje për takimin Kurti – Hamza
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë në detyrë ka thënë se vizita e kryemini...
-
Besa Kabashi-Ramaj e nominuar për çmimin prestigjioz ndërkombëtar nga Universiteti i Pittsburgh-ut
Besa Kabashi-Ramaj nga Partia Demokratike e Kosovës, është nominuar për Çmimi...
-
Dy policë përfundojnë dëshmitë për rastin “Banjska”
Dy policë të Kosovës, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, kanë dëshmuar për sul...
-
Avokati i Pecit: Ministri ia ka dorëzuar dosjen Prokurorisë 10 ditë para intervistimit
Taulant Hodaj, avokat i ministrit në detyrë Faton Peci, në emisionin “KOSOVA ...