Lajme

PDK dhe Aleanca sot sërish para Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 04 September 2026

Për të katërtën javë me radhë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës kanë vazhduar aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Këtij aksioni i janë bashkuar edhe aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka. Pas përfundimit të protestës, përfaqësuesit e tyre pritet të deklarohen për media.

PDK dhe Aleanca po kërkojnë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, t’i kthehet Kuvendit të Kosovës dhe të thërrasë seancën për konstituimin e legjislaturës.

-Advertisement-

PDK-ja e konsideron të domosdoshme zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, në mënyrë që institucionet e vendit të mund të funksionalizohen.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy