Sport

Pavarësisht rasteve me ‘Covid-19’, Kosova U-21 po vazhdon stërvitjet në ‘Fadil Vokrri’

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 12 October 2020

Pavarësisht se katër lojtarë dhe një pjesëtar i kombëtares së Kosovës U-21 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ‘Dardanët’ kanë vazhduar përgatitjet për sfidën me Andorrën, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollistët të cilët kanë rezultuar negativ kanë dalur në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, ku po i kryejnë përgatitjet për duelin e ardhshëm, ndërsa ata të cilët kanë dalur pozitiv janë vetizoluar.

Përveç të infektuarve te kampi ‘dardan’ mungon edhe Liridon Balaj, i cili është lënduar dhe është detyruar të kthehet në Zvicër të skuadra e tij./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera