Sport

Pavarësia e Kosovës i bashkon Halil Kastratin, Lorik Canën e Xherdan Shaqirin

Autori: E.M 20:16 | 14 January 2019

Një mbrëmje humanitare do të organizohet në Gjenevë të Zvicrës për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë mbrëmje humanitare do të marrin pjesë humanisti i njohur kosovar Halil Kastrati, ish lojtari i Kombëtares Shqiptare dhe i skuadrave te ndryshme evropiane Lorik Cana dhe ylli kosovar i Liverpoolit Xherdan Shaqiri.

Yjet e futbollit do të japin kontributin e tyre, ashtu sikurse Halil Kastrati i cili u bë i njohur duke i ndihmuar të varfërve me Shoqatën e tij bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”

-Advertisement-

Kujtojmë se në këtë mbrëmje do të zhvillohet edhe një turne i futsallit.

“Më datën 17 shkurt për nder të Pavarësisë së Kosovës do të marr pjesë në një turne humanitar. Ju presim të gjithëve në një event humanitar për qëllime të ndershme”, ka thënë Lorik Cana në një video-mesazh në rrjetin social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera