Pastrimi që jua bën shtëpinë më të ndotur
Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 06 June 2017
Dhe shtëpiaket më maniake të pastërtisë mund të mësojnë disa gjëra lidhur me gabimet e përhershme të pastrimit.
Ekspertët e pastrimit tregojnë disa detaje të pastrimit të përditshëm të shtëpisë që në fakt e ndotin atë edhe më shumë.
Larja e dërrasës që presim ushqimin
Mendoni se larja me ilaç enësh dhe ujë të ngrohtë e dërrasës së prerjes do të mjaftonte për ta bërë atë të pastër, por kjo mund të vlejë për enët të cilat kanë mbetjet ushqimore. Bakteret në këtë dërrasë nuk mund të largohen në këtë mënyrë. Për tu siguruar që këto dërrasa të jenë gjithmonë të pastra, provoni zbardhues pas çdo përdorimi.
Larësi spraj mbi mobiljet
Kur doni ti pastroni mobiljet mundohuni të mos e hidhni sprajin direkt mbi to, pasi kohë pas kohe do të mbivendoset dhe do të jetë i vështirë për tu hequr. Provoni zgjidhjen duke e sprucuar sprajtin fillimisht mbi robë e më pas pastroni mobiljen. Kjo shmang shenjat dhe për më tepër do të përdorni më pak produkt.
Përdorimi i ‘pendës’
Zakonisht ato përdoren në vende të larta, të vështira për tu arritur. Por ndryshe nga një robë e lagur ajo nuk e heq por e shpërndan pluhurin. Përdorni më mirë një copë mikrofibër të lagur me pak ujë për të qënë më efektive.
Larja e xhamave në një ditë të ngrohtë
Në fakt duket si dita perfekte por ekspertët e pastrimit thonë se është gabim. Kjo për faktin se dielli do të avullojë ujin dhe solucionin e pastrimit para se ju të keni përfunduar. “Ajo do të lërë shenjat e produktit të pastrimit, dhe do të duhet të heqni pikërisht ato, dhe xhami nuk do të jetë i shkëlqyer siç dëshironi ju”, thonë ekspertët.
Rregullimi i përditshëm i shtratit
Rregullim i shtratit është gjëja e parë që ne bëjmë kur zgjohemi në mëngjes, por në fakt është një nga gabimet më të mëdha të pastrimit. Kjo për faktin se lëmë brenda bakteret, pluhurin dhe lagështirën, duke krijuar një mjedis që nxit shumimin e mikrobeve.
“Duke e lënë mbulesën hapur ne ajrosim çarçafët dhe krevatin”, thonë ekspertët.
Të tjera
-
Kurti: Qeveria po lufton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...
-
Ministri Peci thotë se gjatë mandatit të tij ka mbështetur gratë e Krushës me 1 milionë e 933 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në rrjetin social Facebook ka thënë se brend...