Pasi u shpall më i miri i vitit, Modric ka një deklaratë për Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 31 August 2018
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric pranon se nuk ishte i befasuar nga mungesa e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga UEFA në Monte Karlo.
Kroati u shpall lojtar i vitit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, një vendim i kundërshtuar nga agjenti i Juventusit, Ronaldo, Jorge Mendes.
I pyetur për mungesën e portugezit, Modric tha “Nuk jam i befasuar, më vjen keq që nuk është këtu, por jam i sigurt se ka arsye pse nuk mund të jetë këtu. Do të doja ta shihja atë, por pasi që nuk është këtu, shpresoj që së shpejti do ta shohim njëri-tjetrin”.
“Unë jam i lumtur që e marrë këtë çmim të madh, falënderoj të gjithë ata që votuan për mua, klubin dhe shokët e mi, sepse është edhe shpërblimi i tyre, unë jam shumë i lumtur që jam këtu, duke punuar për këtë dhe duke arritur sa më shumë të jetë e mundur”.
“Mund të them se ky është viti më i mirë i karrierës sime, kolektivisht dhe individualisht, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha reprezentuesi kroat.
Modric ishte në qendër të vëmendjes të afatit kalimtar të verës, por nuk arriti të transferohej te skuadra e Interit.
Ndryshe, Keylor Navas (portier), Sergio Ramos (mbrojtës) si dhe Cristiano Ronaldo (sulmues) u shpallën si më të mirët e pozitave të tyre.


Të tjera
-
Trump hedh poshtë raportimet se sul*met nuk e shkatërruan programin bërthamor të Iranit
Presidenti amerikan ka reaguar mbi raportimet se programi bërthamor i Iranit ...
-
Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Evropa proteston kundër mbiturizmit
Ndërkohë që qytete ikonike si Venecia, Barcelona dhe Athina përballen me prot...
-
Vazhdon edhe sot operacioni i kërkimit për 85-vjeçarin që u raportua i zhdukur
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojë o...
-
Kuvendi në tentativën e 37-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në një përpjekje të...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Shumë ...
-
Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës
Udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s do të takohen në Holandë sot dhe nes...
-
Ushtria izraelite rrëzon dy dronë që dyshohet se janë iranian
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se dy dronë iu afruan territorit izraeli...
-
Mustafa: “Kosova B” kompet jashtë sistemit, blloku B1 ka rënë prej funksionit para pak minutash
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se blloku...
-
Tërmet në Shqipëri
Një tërmet ka goditur Shqipërinë para pak minutash. Sipas faqes “EMSC”, ma...
-
Netanyahu: Izraeli nuk ka pasur kurrë mik më të mirë se Trump në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli “nuk ka pasu...
-
Bajrami: Jemi lodhur duke ia lëshuar rrugën Kurtit – po përdhos institucionet e Kosovës
Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami,...
-
Aksident me fatalitet në Lipjan, vde*s motoçiklisti
Një motoçiklist, E.B, ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sl...