Rajoni dhe Bota

Pasi Kina tronditi botën me Coronavirus, atje lajmërohet edhe Murtaja

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 08 August 2020

Pas pandemisë COVID-19, Kina po përballet me murtajën, e cila dhe pse e zhdukur gjatë shekullit të XX, ende vijon të qarkullojë në zona të ndryshme të botës.

Murtaja prej disa kohësh ka filluar të shfaqet gjithmonë më shpesh në disa zona të Azisë.

Pak ditë më parë autoritetet e rajonit kinez të Mongolisë, në kufi me shtetin që mban të njëjtin emër, kanë izoluar një fshat të tërë pas vdekjes të një personi pikërisht nga murtaja.

-Advertisement-

Testimet e deritanishme në fshatin e quajtur Suji Xincun kanë dhënë përgjigje negative, por autoritetet vijojnë të hetojnë, nga momenti që zona ka një historik të afërt me sëmundjen.

Muajin e kaluar në të njëjtën zonë disa lokalitete turistike ishin mbyllur pas konfirmimit të një rasti tjetër, dhe perimetri i një zone të tërë ishte rrethuar, ndërkohë që në nëntorin e kaluar u regjistruan disa raste të tjera të shkaktuara nga ngrënia e disa brejtësve, siç është rasti i lepujve të egjër, që ishin konsumuar pa u pjekur mirë. /Opnion.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera