Lajme

Pas vërshimeve në Kosovë, reagon edhe ambasadori amerikan

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 20 January 2023

Pas vërshimeve të shumta në disa rajone të Kosovës, ka reaguar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, shkruan Gazeta inFokus.

Hovenier përmes një shkrimi në “Twitter” ka ndarë dhimbjen me gjithë qytetarët e Kosovës, duke thënë se ne jemi me ju.

“Zemrat tona janë me të gjithë ata në Kosovë që aktualisht po luftojnë me përmbytjet e rënda dhe po përballen me humbje tragjike. Faleminderit reaguesve të parë dhe ofruesve të shërbimeve të urgjencës që janë jashtë në të ftohtë, duke punuar për të mbrojtur qytetarët, shtëpitë dhe bizneset”, ka shkruar ambasadori amerikan./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera