Sport

Pas vendimit për vazhdimin e kampionatit flet Gani Sejdiu

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 18 May 2020

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që klubet e Superligës së Kosovës në futboll të rikthehen në stërvitje me 18 maj, derisa datën e vazhdimit të kampionatit ia ka lenë në dorë FFK-së, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmit për vazhdimin e kampionatit i është gëzuar trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu, i cili për Gazetën inFokus ka deklaruar se vendimi për vazhdimin e kampionatit është lajm i mirë.

Sejdiu po ashtu ka shtuar se më vazhdimin e kampionatit do të shmangen pakënaqësitë, si dhe ka thënë se periudha e përgatitjeve është e shkurtë dhe mund të shfaqen probleme të lëndimeve.

-Advertisement-

“ Vendimi për vazhdimin e kampionatit është lajm i mirë, sepse vetëm në ketë mënyrë i shmangim pakënaqësitë, por i vetmi problem është se periudha për përgatitje është shumë e shkurt dhe kam frikë se mund të na shfaqen probleme të kësaj natyre, por duhet të kemi edhe fat që mos të ndodh kjo. Sidoqoftë uroj për fillimin dhe përfundimin e kampionatit në mënyrën me të mirë dhe më sa më pak probleme”, deklaroi Gani Sejdiu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera