Lajme

Pas takimit të dytë Kurti-Abdixhiku, në LVV nisin sulmet ndaj LDK-së: Dëshirojnë përsëri zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 05 August 2026

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës “dëshiron përsëri zgjedhje”.

Pas takimit të mbrëmshëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut – i dyti mes tyre pas zgjedhjeve të 7 qershorit – Hoxha, duke iu referuar një deklarate të kryetarit të LDK-së, ironizoi duke e sulmuar partinë me të cilën po negocion LVV-ja.

“Jo! LDK nuk ka apetit për kryetar kuvendi. Ajo synoi në zgjedhjet e fundit vetëm presidentin dhe kryeministrin Sepse LDK është si uji dhe zjarri”, shkroi ai në një postim në Facebook.

-Advertisement-

“LDK dëshiron përsëri zgjedhje. Kësaj here do të deklarojë jo më një tandem, por një treshe ku do të jetë edhe kryetari i Kuvendit. Pra, uji, zjarri dhe LDK”, shtoi Hoxha.

Abdixhiku tha mbrëmë pas takimit me Kurtin se ka kërkuar “të procesohet tutje me konstituimin e Kuvendit”, sepse “LDK-ja nuk ka asnjë apetit për kryetarin e Kuvendit, sepse është figurë ceremoniale”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy