Pas shpërthimit në Poloni, Gjermania ofron ndihmë në patrullim ajror

Autori: Gazeta inFokus
18:56 | 16 November 2022
Në përgjigje të goditjeve me raketa në Poloni, Gjermania i ofroi vendit fqinj mbështetje “të menjëhershme” për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore.
Siç bëri të ditur të mërkurën në Berlin, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Christian Thiels, Gjermania i ka ofruar Polonisë ndihmë në vëzhgimin e hapësirës ajrore.
“Kjo mund të fillojë qysh nesër, nëse e dëshiron Polonia”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të mërkurën në Berlin në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë federale.
Ndihma synon të forcojë patrullimin ajror me avionë gjermanë Eurofighter: “Avionët nuk duhet të zhvendosen në Poloni për këtë. Patrullat mund të kryhen nga bazat e forcave ajrore gjermane”, tha zëdhënësi i ministrisë.
Flota Ajrore e Gjermanisë edhe më parë ka bërë një gjë të tillë, konkretisht deri në korrik të këtij viti: “Pra, është e provuar”, tha zëdhënësi.
Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht (SPD), do të bisedojë gjatë ditës me homologun e saj polak. Sipas zëdhënësit, ende nuk është e qartë se sa Eurofighter gjermanë do të përfshihen në aksion. Kjo duhet të diskutohet me palën polake. Patrullimi bëhet gjithmonë me dy avionë në hapësira të caktuara ajrore, tha zëdhënësi./dw/

Të tjera
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...
-
“Kujt po i thu hajn”? Pamje të reja nga rasti i Driton Krasniqit që u rrah nga policët në Klinë
Janë publikuar pamje të reja që hedhin dritë mbi incidentin e rëndë ku qyteta...
-
AKK: Ministria e Financave po bllokon vlerësimin e pronave, rrezikohet zhvillimi lokal
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë për përdorim të rrjetit ...
-
Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Kujtime në Zingjirë: Një Zhgandërr për Gratë e Heshtura
ZHGANDËRR - Një video eksperimentale e cila përmes këngëve tradicionale dhe k...
-
Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake
Emilija Redžepi është rizgjedhur kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS) në...
-
Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë
Në Gjermani, gjithnjë e më shumë persona që punojnë me kohë të plotë po detyr...
-
Panik në fluturimin Palma-Manchester, 18 të lënduar pas alarmit të rremë për zjarr
Një fluturim nga Palma drejt Manchester-it u evakuua në mënyrë dr...