Lajme

Pas sanimit të dëmeve nga sụlmi i nëntorit, lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 14 January 2025

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është lëshuar uji në kanalin e Iber Lepencit, pas sulmit terrorist që është bërë aty në fund të nëntorit të vitit 2024.

“Sot edhe zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit, pas sulmit terrorist që ndodhi në kanal. Jam i gëzuar dhe falënderues për të gjithë ata që kontribuan drejtëpërdrejt që kanali të sanohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë”, ka shkruar Durmishi.

-Advertisement-

Shpërthimi i 29 nëntorit në Ibër-Lepenc, prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit, Policia e Kosovës kishte thënë se u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë. Ky sulm u cilësua si më i rëndi në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të furnizimit të rregullt me ujë dhe rrymë në disa zona.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri përgjegjëse Serbinë për, siç u shpreh, “sulmin terrorist” dhe tha se ajo është duke i kopjuar metodat që aplikon Rusia në luftën e saj në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera