Pas rritjes së çmimeve, kërkohet rritje e pagave në Zvicër
Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 21 April 2022
Për shkak të luftës në Ukrainë, çmimet në Zvicër janë rritur. Kjo ka ndodhur tashmë me çmimet e karburantve por edhe ato të artikujve ushqimorë si buka dhe produktet e qumështit. Nisur nga kjo, Konfederata e Sindikatave Zvicerane po kërkon që të rriten edhe pagat.
Inflacioni prej më shumë se dy për qind është po aq shqetësues për sindikatat sa edhe rritja e theksuar që pritet, e primeve të sigurimit shëndetësor, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo do të ketë një ndikim shumë të drejtpërdrejtë te shumë punëtorë, druan Daniel Lampart, kryeekonomist në Konfederatën Zvicerane të Sindikatave.
Një familje me dy fëmijë kërcënohet me humbje të fuqisë blerëse deri në 3000 franga në vit. Prandaj Lampart thotë se duhen urgjentisht të merren kundërmasa – veçanërisht kur bëhet fjalë për pagat: “Tani të gjithë kanë nevojë për një rregullim të kostos së jetesës. Ndryshe kemi më pak para në dispozicion. Një arsye shtesë për rritje pagash është ajo se ekonomia po ecën mirë. Situata e biznesit pothuajse në të gjithë sektorët është e mirë deri në shumë e mirë. Dhe kjo do të thotë se tani kemi edhe rritje reale”.
Ekziston nevoja që njerëzit me paga të ulëta të kapin hapin
Kjo është edhe më urgjente, argumenton sindikalisti, sepse punëtorët me të ardhura të ulëta apo të mesme kanë marrë rritje fare modeste pagash vitet e fundit.
Një rritje e përgjithshme e pagave reale për të gjithë? Këtu vjen rezistenca nga ana e punëdhënësve, përcjell albinfo.ch. Simon Wey, kryeekonomist në Shoqatën e Punëdhënësve Zviceranë, thotë: “Nuk do të ketë këtë liri veprimi në të gjithë sektorët dhe kompanitë.”
Ai përmend kompanitë ndërkombëtare aktive si shembull. “Ka presion konkurrues dhe kompanitë nuk mund të rrisin aq thjesht çmimet”.
Sipas Wey, kjo do të thotë se mund të mos jemi më konkurrues. “Dhe atëherë kompanitë do të duhet të shohin në operacionet e tyre se si mund të reduktojnë kostot”.
Pritet një “vjeshtë e nxehtë” sa u përket pagave
Kjo pastaj mund të nënkuptojë se mund të shkurtohen dhe automatizohen vendet e punës, gjë që nuk është në interes të punonjësve, , ka shtuar përfaqësuesi i punëdhënësve, përcjell albinfo.ch. Shoqata e punëdhënësve mund të marrë me mend se ka vend për rritje pagash, për shembull, në sektorin farmaceutik ose financiar. Në sektorë të tjerë do të jetë e vështirë./albinfo.ch
Të tjera
-
Dakaj: Albin Kurti e ka kap bajrakun thu ti që ky dhe të tjerët prapa tij e kanë bërë luftën në këtë vend
Ka një javë që në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore. Përgjatë k...
-
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas 26 vitesh janë gjetur es...
-
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialog
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur. ...
-
Në Capitol Hill bëhen përgatitjet e fundit për inaugurimin e Donald Trump si President i SHBA-së
Të hënën, më 20 janar, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
Agon Maliqi: 500 mijë vota janë të pamundura, 2021-ta ishte një rast i rrallë që nuk përsëritet
Analisti politik dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi, e ka konsider...
-
100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Loiseau: Numërimi i fletëvotimeve me praninë e kamerave edhe në qendra komunale
Misioni i BE-së në Kosovë për herë të shtatë do të vëzhdoj zgjedhjet në Kosov...
-
Paqja do i rikthejë familjen, shqiptaro-palestinezi: Më ka marrë malli për përqafimin e nënës
Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez. Që prej ...
-
Shahin Dervishaj: Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh rëndësinë e angazhimit të vërtetë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, po vazhdon taki...
-
PDK me tubim të madh në Podujevë, Hamza: Zgjedhjet e 9 shkurtit moment vendimtar për të ardhmen
Kandidati i PDK-së pët Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Shkëlqim Devolli takon shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, flasin për zhvillimet në Kosovë
Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC pë...
-
Presidentja Osmani ka ftesë mirëpo nuk shkon në inaugurimin e Donald Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë ...
-
Besnik Tahiri: Me AAK-në rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë s...