Lajme

“Do të jeni gjithmonë top-prioriteti im, e për këtë iu jap fjalën”, Jeta Rafuna thotë se mbrëmë u dëshmua se në Dukagjin ka veç LDK

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 18 January 2025

Kandidatja për deputete me numër 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka ndarë një postim në rrjetin e saj “Facebook”, të tubimit të mbrëmshëm në Decan, Junik dhe në Lugun e Baranit, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka thënë se këto vende e kanë dëshmuar se në Dukagjin ka vec LDK,  ku Kosova këtë vit do të ketë kryeministër të ri.

“Deçani, Juniku dhe Lugu i Baranit na deshmuan mbrëmë se në Dukagjin ka veç LDK, e Kosova këtë vit do të ketë Kryeminister të ri, Dr. Lumir Abdixhiku. Si mbes e Dukagjinit, u ndjeva jashtëzakonisht mirë dhe e frymëzuar me mbëshështetjen që gjeta atje në mesin e shumë miqëve, rugovistëve dhe qytetarëve të shumtë. Dukagjini do të jetë gjithmonë top-prioriteti im i angazhimit në jetën publike, e për këtë iu jap fjalën”, ka shkruar Rafuna.

-Advertisement-

Ndryshe ajo tha se fitorja e madhe e LDK-së është afër.

“Fitorja e madhe e Lidhja Demokratike e Kosovës është afër, e le t’a bëjmë atë sa më madhështore. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj, secilit”, ka thënë tutje Rafuna./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera