Pas prezantimit të standardeve të gjykimit të drejtë, avokati i Thaçit kritikon Specialen
Autori: Gazeta inFokus
17:10 | 17 June 2026
Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale, menjëherë pasi kjo e fundit prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë gjatë proceseve gjyqësore” që zbatohen në këtë gjykatë në Hagë.
Përmes një postimi, Misetic ka deklaruar se Paneli i Apelit i Gjykatës Speciale ka refuzuar çdo kërkesë të paraqitur nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Konteksti duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit të efektivitetit të së drejtës për ankim lidhur me shkeljet e standardeve të gjykimit të drejtë. Të akuzuarit në rastin e krimeve të luftës Thaçi et al. kanë iniciuar 37 ankesa të ndërmjetme dhe secila prej tyre është refuzuar nga Paneli i Apelit”, ka shkruar Misetic.
Ndërkohë, në deklaratën e zëdhënësit të Gjykatës Speciale, Michael Doyle, thuhet se kjo gjykatë garanton “të drejtat për një gjykim të drejtë për të akuzuarit, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht”.
“Gjyqtarët zbatojnë vazhdimisht konventat ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të saj. Nëse një i pandehur mendon se rregullat nuk po zbatohen siç duhet, ai mund të apelojë vendimet te një panel i veçantë i gjyqtarëve të pavarur. Të pandehurit mund të paraqesin gjithashtu një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë para Gjykatës Supreme dhe mund t’i drejtohen Dhomës së Gjykatës Kushtetuese nëse mendojnë se të drejtat e tyre individuale të njeriut janë shkelur. Ky sistem pasqyron mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ekziston edhe para gjykatave të tjera në Kosovë. Të pandehurit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe, në një numër rastesh, e kanë bërë këtë me sukses”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Michael Doyle.

T� tjera
-
Zhvillime të reja për Lojëra Mesdhetare, ICMG thërret Kosovën në Athinë për të diskutuar ngecjet
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të marrë pjesë në një takim me Komitetin ...
-
Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti do...
-
IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje...
-
Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri, delegacioni i FARSH-së përfundon vizitën në FSK
Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr ...
-
Gjendet pa shenja jete një vajzë në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës
Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të ...
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e rregullta konsullore d...
-
“Gratë duhet të mbrohen, s’janë skllave”- Qytetari me mesazh të fuqishëm në protestë
Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar protestë kundër vrasjes së grave, duk...
-
Nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë: “Femicidi është urgjencë kombëtare”
Me moton “Femicidi është urgjencë kombëtare”, ka nisur protesta kundër vrasje...
-
Bilanci ekonomik i Kurtit përballë statistikave: 374 milionë euro diferencë në BPV, pagat pa inflacion dhe deficiti tregtar në rritje
Qeveria e Albin Kurtit prezanton rritje rekord të ekonomisë, pagave dhe inves...
-
KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në një pjesë të kryeqytetit
KOSTT ka njoftuar me qëllim të intervenimit të domosdoshëm në TMRR të transf...
-
Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar gjuhën seksist...
-
Ymeri alarmon për importin e rrymës: Kostoja arrin rreth 124 mijë euro për një orë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për importin e vazhdu...






























