Lajme

Pas lakimit të emrit të tij nga Freedom House, reagon Ramush Haradinaj

Autori: Islam Morina 19:08 | 20 April 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar lidhur me përmendjen e emrit të tij nga Freedom House, ku thuhej se Haradinaj është njeri nga personat me ndikim.

Haradinaj ka siguruar qytetarët e vendit se edhe atëherë kur ishte kryeministër edhe tash vazhdon të punojë në sundimin e ligjit dhe demokracisë, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj ka thënë po ashtu se do jetë në krye të detyrës që qeverisë aktuale ti bëjë opozitë dhe për ti treguar popullit gabimet e saj.

-Advertisement-

“Të dashur qytetarë,

U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im.

Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta Infoku/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera