Fokus

Pas lajmit të inFokusit, Policia realizon operacion të madh në 22 lokacione

Autori: Halil Berisha 17:04 | 21 May 2020

Gazeta inFokus, më 18 maj, kur edhe filloi faza e re e lehtësimit të masave, raportoi që janë hapur edhe qendra të masazheve.

Për këtë gazeta inFokus, kishte biseduar edhe me ministrinë e Shëndetësisë, të cilët i thanë që krejt kjo është ilegale, shkruan gazeta inFokus.

Madje, gazeta inFokus, pati realizuar bisedë edhe me një punonjëse të këtyre qendrave.

-Advertisement-

Ndërsa, dy ditë pas këtij raportimi, nga informatat e publikuara nga inFokus, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjërë në këto qendra.

Ndërsa, këtë të enjte kanë dhënë detaje ku thuhet që janë përfshirë 22 lokacione në këtë operacion, të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

Operacioni u bë në tri qytete, Prishtinë, Ferizaj dhe Prziren.

“Bazuar në informacionet intelegjente dhe nga burimet e hapura, disa lokale të cilat ofrojnë shërbime  për masazhe, edhe përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në këtë kohë pandemie, dyshohej se kanë kryer veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe të vet personave pjesëmarrës”.

“Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente janë realizuar kontrolle në:

Prishtinë – janë kontrolluar (14) lokacione, prej tyre (6) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Ferizaj – objekt kontrolli kanë qenë (3) lokacione, por që kanë qenë të mbyllura, përderisa është kontrolluar edhe një restorant por nuk është vërejtur ndonjë dyshim.

Prizren – objekt kontrolli kanë qenë (4) lokacione, prej tyre (2) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 12 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe profile të ndryshme policore por edhe inspektor nga niveli qendror e lokal.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së pandemisë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera