Lajme

Kujdes, hapja e qendrave të masazheve është ilegale

Autori: Halil Berisha 19:23 | 18 May 2020

Gazeta inFokus, gjatë ditës ka raportuar se prej kësaj të hëne, kur edhe filloi faza e re e lehtësimit të masave, janë hapur edhe disa biznese tjera.

Fjala është për qendrat e masazheve, të cilat edhe në rrjete sociale kanë lajmëruar që kanë filluar punën, shkruan gazeta inFokus.

Aksion për “lirimin e stresit” të karantinës – hapen masazhat në Prishtinë – inFokus

Gazeta inFokus, në hulumtimin që ka bërë, ka marrë vesh se këto qendra masazhi janë arsyetuar për hapjen e tyre me atë që janë lejuar nga Ministria e Shëndetësisë pasi cilësohen si qendra fiziterapeutike.

Por, në një përgjigje për inFokusin, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë që hapja e këtyre qendrave është ilegale dhe jo e lejuar në këtë fazë.

“Në këtë fazë janë të lejuara institucionet fizioterapeutike që janë subjekt i licencimit nga MSH si institucione shëndetësore. Qendrat te cilave u referoheni nuk janë institucione qe si subjekte licencohen nga MSH dhe nuk bëjnë pjesë në veprimtaritë e lejuara në këtë fazë”, ka thënë Hoti./Gazeta inFokus/

Të tjera