Fokus

Bisedë ekskluzive me punonjësen e një qendre masazhi: Si e filluan punën në kohë pandemie

Autori: Halil Berisha 10:56 | 19 May 2020

Fazën e re për lehtësimin e masave, si duket e shfrytëzuan edhe qendrat e masazheve nëpër Prishtinë që të hapen.

Kjo me arsyetimin se po lejohen qendrat fizioterapeautike, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, gjatë së hënës, kur edhe filloi faza e re, raportoi që janë hapur edhe shumë qendra të këtilla.

-Advertisement-

Ndërsa, për ligjshmërinë e tyre inFokus bisedoi edhe me ministrinë e Shëndetësisë, zëdhënësi i së cilës, Faik Hoti, tha që kjo është jo e ligjshme, pasi nuk parashihej hapja e tyre.

Gazetari i gazetës inFokus ka biseduar edhe me njërën nga këto qendra të masazhait në telefon, të cilët, në rolin e një klienti potencial i ka pyetur për kushtet e rrezikun dhe çmimin.

Biseda më poshtë:
“inFokus: Tash, a keni filluar punën apo?

Punonjësja e qendrës së masazhit: Po, po tash kemi filluar?

inFokus: Kur mundemi me bo ndonjë termin?

Punonjësja e qendrës së masazhit: Në sa ora dëshironi dhe sa persona jeni?

inFokus: Mendova pas dy ose tre ditëve, po desha të pyes a ka ndonjë ndalesë tash?

Punonjësja e qendrës së masazhit: Jo, ligji na lejon, hapur jemi!

inFokus: A ka rrezik me ardhë aty, a ka siguri shkaku i koronavirusit?

Punonjësja e qendrës së masazhit: Masat duhet me i mbajtë ne më së pari. Së dyti se di nuk ka naj rrezik kështu ashtu.

inFokus: Po po si të bëhet pasi edhe puna e distancës tash?

Punonjësja e qendrës së masazhit: Distanca është pasi dhomat janë të ndara kupton, një goce, një masazhere e një klient dhe t’mos ketë grumbull!

inFokus: Po çmimet si janë?

Punonjësja e qendrës së masazhit: Një person 30 euro”.

Pra, këto qendra pretendojnë që janë duke punuar legalisht, ndërsa edhe në të kaluarën, kur nuk kishte pandemi, këto qendra shpesh ishin në diskutim për ligjshmërinë e tyre.

Kjo pasi shpeshherë, masazhi në fakt ishte vetëm aktivitet “fasadë”, pasi ai i vërteti ishte prostitucioni që ushtrohej brenda qendrave të tilla.

Gazeta inFokus merr vesh se këto qendra e hapja e tyre tash edhe është duke u hetuar nga Policia e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera