Lajme

Pas ankesave për mungesë transparence, Komuna e Deçanit nis transmetimin LIVE të seancës me telefon në “Facebook”

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 29 September 2026

Pas reagimeve të anëtarëve të Kuvendit Komunal të Deçanit për mos-transmetimin e mbledhjes së sotme, Komuna ka nisur transmetimin LIVE të seancës përmes telefonit në faqen e saj në Facebook, shkruan Gazeta Infokus.

Fillimisht, seanca ku po diskutohen projekt-buxheti i Komunës, tarifat për grumbullimin e mbeturinave dhe çështje të tjera nuk po transmetohej drejtpërdrejt, për cështje të kontratës gjë që nxiti reagime nga anëtarët e Kuvendit Komunal, Natyra Kuçi dhe Ndriçim Çekaj.

Lidhur me situatën është deklaruar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj, i cili ka thënë se sigurimi i transmetimit nuk është përgjegjësi e kryesuesit, pasi Kuvendi nuk ka staf të vetin për këto shërbime.

-Advertisement-

Derisa ka cekur qw mostransmetimi i seancws sw sotme lidhet me kontratwn gjw qw ka pwrfunduar para njw ditw.

“Arsyetimi i tyre ka qenë që ka përfunduar kontrata. Unë jam kryesues i Kuvendit edhe Kuvendi nuk ka staf, nuk e ka paraparë ligji me pas staf. Shërbimet ekzekutive i kryen Komuna. Nuk i takon kryesuesit me dalë me kqyr mjete, me gjet mënyra për me ba transmetime. Kur nuk e kemi na, i takon Komunës me gjetë mundësinë qysh e bën transmetimin”, ka deklaruar Sutaj.

Pas reagimeve të ngritura për mos-transmetimin, seanca është bërë e qasshme LIVE për qytetarët, ndonëse transmetimi ka nisur përmes një telefoni në faqen e Komunës.

Më herët, Kuçi kishte reaguar duke thënë se po diskutoheshin pika me rëndësi për komunën pa transmetim LIVE, ndërsa Çekaj kishte kritikuar pushtetin lokal për mungesë transparence dhe kishte thënë se arsyeja e dhënë ishte përfundimi i kontratës për transmetim./Gazeta Infokus/

Seanca e Kuvendit Komunal të Deçanit nuk transmetohet LIVE, reagojnë Kuçi e Çekaj

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy