Lajme

Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 21 September 2026

Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, pasardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në një protestë paqësore në Prizren.

Protesta do të mbahet të premten, më 25 shtator, në Sheshin “Shadërvan”, duke filluar nga ora 19:00.

-Advertisement-

Sipas organizatorëve, tubimi synon të shprehë indinjatën ndaj aktgjykimit dhe të mbrojë, siç thuhet në thirrje, dinjitetin e atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Le ta shprehim qëndrimin tonë me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike”, thuhet në njoftim.

Protesta organizohet nga fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta.

Tubimi do të mbahet nën moton “Jo në emrin tim”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy