“Parlamentet e rajonit të thërrasin seancë të jashtëzakonshme”

Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 28 April 2017
Analisti politik, Haki Abazi ka reaguar për gjendjen e krijuar në Maqedoni duke kërkuar seancë të jashtëzakonshme nga parlamentet e rajonit përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
Në një status në rrjetin e tij social, Abazi ka thënë se gjendja e krijuar në Maqedoni e rrezikon sigurinë e përgjithshme në Ballkan dhe rrugëtimin Evropian dhe Euroatlantik.
“Padrejtësitë dhe dhuna e ushtruar kundër votës dhe institucioneve të dala nga vota qytetare dhe fati dhe trajtimi i të burgosurve kërkon seancë të jashtëzakonshme nga parlamentet e rajonit përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë”, ka thënë Abazi, i cili është drejtor i Fondacionit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu, ai ka thënë se duhet kërkuar nga organizatat ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara seancë urgjente të Këshillit të sigurimit për të garantuar të drejtat e njeriut dhe funksionimin kushtetues të institucioneve shtetërore.
Postimi i plotë:
Gjendja e krijuar ne Maqedoni e rrezikon sigurinë e pergjithshme ne Ballkan dhe rrugetimin Evropian dhe Euroatlantik. Padrejtesitë dhe dhuna e ushtruar kunder votes dhe institucioneve të dala nga vota qytetare dhe fati dhe trajtimi I të burgosurve kerkon seance të jashtezakonshme nga parlamentet e rajonit perfshire edhe Kosoves dhe Shqiperine.
Gjithashtu duhet kerkuar nga organizatat nderkombtare, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara seance urgjente të keshillit të sigurimit per të garantuar të drejtat e njeriut dhe funksionimin kushtetues të institucioneve shteterore.

Të tjera
-
Numërohet votat deri në 91.47%, këto janë rezultatet
Të dhënat për rezultatet preliminare të zgjedhjeve janë përditësuar sërish në...
-
Sylejman Selimi nis dëshminë në Hagë, i jepen garanci se nuk do të ndiqet penalisht për dëshminë e tij
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit 120-të me kodin W00542, në Hagë ka...
-
Haradinaj refuzon koalicionin me Vetëvendosjen: Asesi me Kurtin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë...
-
Haradinaj për gjuhën fyese të Kurtit: Ma “hajvan” se ni Kryeminister që pas 4 vite qeverisje ka tregu “vica”
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media. I py...
-
Haradinaj: Do të punojmë për një qeveri të opozitës, s’jam i kënaqur me rezultatin
Një ditë pas zgjedhjeve kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë në konfer...
-
KQZ: Është tejkaluar problemi me webfaqen, mund t’iu referoheni të dhënave aty
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit ...
-
Eman Rrahmani: Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve
Bartësi i Listës për Familje, Eman Rrahmani, përmes një postimi në Facebook k...
-
Lumir Abdixhiku pas rezultateve preliminare: Rritje e LDK-së, por ende jo e mjaftueshme për ndryshim të madh
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pub...
-
Numërohen mbi 90% të votave: VV rënie të lehtë, PDK mbetet e dyta
KQZ ka bërë një përditësim të ri së fundmi nga të dhënat e procesuara nga ora...
-
Arrestohet një burrë në Gjilan, shkoi në një qendër votimi e cila ishte mbyllur
Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti kishte shkuar në qendër...
-
Oda Amerikane shpreh shqetësim për sulmet verbale ndaj medieve dhe institucioneve të drejtësisë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur m...
-
Befasuese: Ja sa qytetarë braktisën zgjedhjet në komunat kryesore të Kosovës
Në komunat kryesore të Kosovës, më shumë se gjysma e qytetarëve me të drejtë ...