Lajme

Parkimi i veturave detyron që shtrati i pacientëve të bartet në këmbë deri tek automjeti i Emergjencës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 12 January 2022

Përpos problemeve të shumta të cilat i hasim ditë për ditë në vendin tonë, rrugët janë në çdo kohë të bllokuara.

Veturat e parkuara vend e pavend kanë krijuar probleme të vazhdueshme.

Por edhe më tragjike është sesi pamundësohet kalimi i automjetit të Emergjencës, për shkak të veturave që kanë bllokuar rrugën.

-Advertisement-

Një rast i ngjashëm ndodhi sonte në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Dardania”.

Drejtuesit e autoambulancës janë detyruar që të bartin shtratin për pacientë në këmbë, për shkak të pamundësisë së kalimit të automjetit, shkruan lajmi.net.

Parkimi i veturave vend e pavend për dikë mund të shuajë shansin e dikujt për jetë, e kjo gjithsesi duhet të zgjidhet si çështje për të mos krijuar edhe më tepër telashe.

Pavarësisht deklarimeve të shumta për këto problematika, situata mbetet në vesh të shurdhër dhe pa zgjidhje.

https://gazetablic.com/wp-content/uploads/2022/01/30EXE.mp4?_=1

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera