Parisi në alarm/ Mijëra forca policore vihen në gatishmëri për sfidën Francë-Izrael, i pranishëm në stadium dhe Emmanuel Macron
Autori: Gazeta inFokus
11:05 | 14 November 2024
Mijëra policë po vendosen në Paris për të garantuar sigurinë në ndeshjen Francë-Izrael, një javë pas dhunës në Amsterdam, në të cilën tifozët e Maccabi Tel Aviv u sulmuan.
Shefi i policisë së Parisit, Laurent Nuñez thotë se 4,000 oficerë do të jenë në patrullë, 2,500 në Stade de France në periferitë veriore të Parisit dhe pjesa tjetër në transportin publik dhe brenda kryeqytetit.
Përveç kësaj, rreth 1,600 roje private të sigurisë do të jenë në detyrë në stadium dhe një njësi elitare e policisë anti-terroriste do të mbrojë skuadrën vizitore izraelite.
“Është një ndeshje me rrezik të lartë për shkak të një konteksti jashtëzakonisht të tensionuar gjeopolitik Ne nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të prishur rendin publik”, tha Nuñez.
Ndeshja e Ligës së Kombeve të UEFA-s është nën një vëzhgim intensiv pas dhunës pas ndeshjes së të enjtes së kaluar midis Ajax-it dhe Maccabi Tel Aviv në Holandë.
Stadiumi, i cili mund të mbajë 80 mijë veta, do të jetë vetëm një çerek i mbushur. Pas këshillave të qeverisë izraelite, jo më shumë se 100 tifozë izraelitë pritet të udhëtojnë në Paris, megjithëse mbështetës të tjerë të Izraelit mund të shkojnë në stadium.
Politikanët anembanë Evropës dënuan një kthim të antisemitizmit, pasi tifozët izraelitë u ndoqën nëpër rrugët e Amsterdamit.
Sipas autoriteteve të qytetit, tifozët e Maccabi ishin përfshirë në vandalizëm, duke rrëzuar një flamur palestinez, duke sulmuar një taksi dhe duke brohoritur slogane anti-arabe. Më pas ata u vunë në shënjestër nga grupe të vogla rebelësh, tha qyteti në një raport prej 12 faqesh.
Dhuna midis Izraelit dhe fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme ka potencial të përhapet në Evropë.
Franca, Belgjika dhe Holanda kanë të gjitha popullsi të mëdha myslimane me origjinë nga Afrika e Veriut dhe ata jetojnë pranë popullsive shumë më të vogla hebreje, të cilët kryesisht identifikohen fuqishëm me Izraelin.
Për të shprehur solidaritetin me hebrenjtë evropianë pas Amsterdamit, Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se do të marrë pjesë në ndeshjen e së enjtes, e cila fillon në orën 20:45.
Atij do t’i bashkohet kryeministri Michel Barnier si dhe presidentët e mëparshëm François Hollande dhe Nicolas Sarkozy.

T� tjera
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...

































