Lajme

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 05 April 2022

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe ditët në vijim.

5.04 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell ditën. Në mbrëmje kthjellime.

6.04 – Në mëngjes mundësi për mjegull në mëngjes. Ditën ngrohtë, kryesisht me diell, e në mbrëmje vransirat shtohen.

-Advertisement-

7.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, vende-vende edhe me bubullima.

8.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat mjaft të ndryshueshme. Minimalet të hënën zbresin edhe deri në 0C, e të enjten rriten edhe në 6C e 7C. Maksimalet në rritje nga 10C deri 18C ditën e mërkurë, të enjten me një rënie në 12C, për të shënuar rritje deri në 20C ditën e premte.

Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e jugperëndimi, ditëve të para mesatare 3-7m/s, e nga dita e enjte edhe mesatarisht të fuqishme me hove deri në 13 e 14m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies deri ditën e enjte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera