Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditë

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 20 February 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se do të kemi mot kryesisht me diell dhe stabil.

Të hënën, do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Kurse të martën ndo të kemi mot të ngjashëm, me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë,në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.

-Advertisement-

Ndërsa të mërkurën kemi mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta , ndersa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

Për të ënjten IHMK njofton se do të kemi mot me diell dhe vranësira më të theksuara se diten e merkurë. Temperaturat maksimale do të ulën për1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.

Ndërsa të premte, moti mbetet me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për 3 gradë , mdersa maksimalet mbeten të ngjashme.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperendimi e lehtë deri mesatare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera