Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 18 June 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së diele në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

“Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHP të respektohen, (që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit)”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sipas IHK-së do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera