Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 07 October 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesi për ditën e sotme karakterizohet me mot relativisht të freskëta dhe në shumë vende edhe me mjegull.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

“Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb)”, thuhet tutje në njoftimin e IHKM-së.

Të tjera