Ekonomi

Paralajmëron Shabani: Nëse nuk merren masa kriza sociale do të prekë më shumë se gjysmën e kosovarëve

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 22 March 2020

Analisti dhe gazetari i sektorit të Ekonomisë, Zekirja Shabani, ka paralajmëruar që nëse nuk mirren masa me kohë, kriza sociale do ta përfshijë gjysmën e kosovarëve.

Kjo pas efekteve që po i shkakton edhe në ekonomi Koronavirusi i ri, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk duhet të bëhet panik, por situata po bëhet serioze nëse nuk merren masa për ta parandaluar një krizë sociale në muajt në vazhdim, e cila do të prekë më shumë se gjysmën e familjeve kosovare të varura nga pagat në sektorin privat.

-Advertisement-

Të punësuarit në ndërtimtari e hotelieri mund të jenë të parët që mund të preken. Megjithatë, situata mund të përkeqësohet edhe në sektorët e tjerë për shkak të efektit zingjiror në ekonomi.

Pa e pasur fare telashin e koronavirusit statistikat tregojnë se me rrogat që marrin në kompanitë private, kosovarët nuk mund të paguajnë as faturat e rrymës, ujit e kreditë”, ka thënë Shabani.

Ndërsa, ka shtuar se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, afër 300 mijë qytetarë të punësuar mezi ngopën me bukë, derisa afër gjysma e ekonomive familjare, dy herë ose më shunmë në vit nuk mund të paguajnë në kohë pagesat e tyre, shkruan gazeta inFokus.

ipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës del se afro 300 mijë qytetarë të punësuar mezi ngopen me bukë.

“Të dhënat e fundit të prodhuara nga ASK për buxhetin e ekonomive familjare dhe përballueshmërinë e shpenzimeve (Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare 2017) tregojnë se:

– 44 përqind e ekonomive familjare dy herë ose më shumë gjatë vitit nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë në kohë pagesat e tyre.

– Gati gjysma, apo saktësisht 49 për qind të ekonomive familjare në Kosovë kanë përballuar me vështirësi të mëdha një shpenzim të papritur në vlerë të 500 euro përmes burimeve vetanake.

– 43 për qind ekonomive familjare nuk ka mundur të mbajë shtëpinë apo banesën të ngrohtë në mënyrë adekuate

– 70 për qind të ekonomive familjare nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavorë.

Panik jo, kujdes e mirëqenie po”, ka shkruar Shabani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera