Lajme

Paralajmërohet protestë kundër Vuçiqit të mërkurën në veri

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 24 January 2023

Iniciativa qytetare serbe “Mbijetesa serbe” ka bërë të ditur se nesër do të organizojnë një protestë në Mitrovicë të Veriut.

Në një njoftim, kjo iniciativë ka treguar arsyet e kësaj proteste, duke përmendur edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për të cilin thonë se ka një politikë të keqe pasi thonë se pranon pa kushtë marrëveshjen e re, të cilën nuk e kanë cekur cilën.

Po ashtu, thonë se janë kundër pranisë së zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera