Paralajmërimi i Pecit: Fermerët që shkaktojnë zjarrëvënie të qëllimshme, përjashtohen tri vite nga subvencionet dhe grantet
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 14 August 2024
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se kushdo nga fermerët që shkakton zjarrëvenie të qëllimshme në parcelat e punueshme do të përjashtohet në programet e ardhshme për tre vitet e ardhme në aspektin e subvencionimit të granteve.
Këtë e ka bërë të ditur pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media. Peci ka thënë se djegia e hamulloreve është e dëmshme sepse shkakton efekte negative, ndikon në ndotjen e mjedisit
“Dua të përsërisë njërin prej apeleve që e kam dhënë edhe më shumë, është prezenca e zjarreve që po dëmtojnë pyjet e Kosovës në disa zona dua të përcjell mesazhin tek kategoria e fermerëve dhe me atë që merret me aspektin e zjarreve. Kushdo që shkakton zjarrëvenie të qëllimshme në parcelat e punueshme do të përjashtohet në programet e ardhshme për tre vitet e ardhme në aspektin e subvencionimit të granteve. Jemi në koordinim me ministrinë përkatëse, dhe me inspektorët e mjedisit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka thënë Peci, teksa tregoi edhe për dëmet që shkaktohen nga zjarrvënia.
“Zjarrëvenia është e kundërligjshme është e dënueshme varfëron tokën dhe shkakton dëme të pakthyeshme në aspektin mjedisor por dhe material. Djegia e hamulloreve është e dëmshme sepse shkakton efekte negative, ndikon në ndotjen e mjedisit por edhe në aspektin e Florës dhe Faunës. Në shumë raste po rrezikohen edhe pronat afër zjarreve. Personat e papërgjegjshme që po ndezin hamulloret duke menduar gabimisht që kjo po lehtëson punën në bujqësi është pikërisht e kundërta sepse kjo dukuri shkakton mikroorganizma dhe materiale ushqyese të dobishme në aspektin e prodhimit bujqësor”, u shpreh Peci.
Të tjera
-
Senati bllokon projektligjet për të ndalur shitjen e armëve Izraelit
Senati amerikan bllokoi të mërkurën propozimet për legjislacionin që do të nd...
-
Countryman: Kosova e Serbia s’kanë vullnet të ecin para në dialog
Zëvendësndihmëssekretari amerikan në kohën kur ka filluar dialogu mes Kosovës...
-
KESCO me thirrje ndaj konsumatorëve: Përdorni rrymën natën
Derisa ZRrE-ja kohë më parë ka vendosur sistemin e bllok tarifave, ku çmimi i...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Sot adresimi i presidentes Osmani në Kuvend
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot do të mbajë adresimin vjetor para depu...
-
Sot moti me shi dhe borë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i v...
-
Kuvendi sot shqyrton buxhetin e Kosovës për vitin 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i kthehen sallës plenare. Aty do të ...
-
Nesër dhe pasnesër borë në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të ...
-
Refuzimi i grantit për Gratë e Krushës, Peci: Nuk mundem me i thanë Fahrijes po të ndihmojë është shkelje e ligjit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në”Click” të RTV21 është deklaruar lidhur m...
-
Vendet evropiane që ndalojnë të vozisni me xhaketë ose pallto dimërore
Nëse vozitni me një xhaketë apo pallto dimërore në Spanjë, mund të merrni një...
-
Ministrja Hajdari gazetarit pasi pyetet për skandalin me rezervat shtetërore: Mbylle këtë temë
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në “RTK Pr...
-
Ministrja Nagavci hyn në kahje të kundërt në rrugën njëkahëshe
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ...