Lajme

Paralajmërimi i IHMK-së për stuhi, Rugova: Ishte një ndryshim i situatës në moment të fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 23 July 2026

Meteorologu, Mendim Rugova ka komentuar mbi paralajmërimin e Iinstitutit Hidrometerologjik të Kosovës për stuhi të fuqishme gjatë ditës së djeshsme, e cila megjithatë nuk ndodhi.

Rugova tha se në Kosovë ndryshoi situata meteorologjike në moment të fundit duke bërë që të evitohet krijimi i kushteve për stuhi.

“Prej ditës së djeshme që e kaploi moti i ligë vendin tonë ka qenë pak e parashikuar se mund të zgjas edhe pas mesnate ndonjë stuhi që mund të paraqitet, në fakt ka pasë në Adriatik, por në momentin e fundit nuk kaloi mbi vendin tonë ashtu siç parashihej. Patëm vetëm pak reshje pas mesnate. Dita e sotme nuk pati potencial të mjaftueshme që të prodhonte stuhi që ishin paralajmëruar, pak a shumë ishte një ndryshim i situatës në moment të fundit meteorologjike. Mund të ndodhin parashikime që ndonjëherë brenda 24 orëve mund të ketë ndryshim drastik”.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se situata meteorologjike në vend ka filluar të stabilizohet.

“Vetëm se ka filluar një stabilizim i situatës mbi vend, për ditën e nesërme nuk priten të reshura. Do ketë intervale me diell dhe vranësira, mirëpo temperaturat do të qëndrojnë më të ulta në krahasim me ditët e tjera”, tha ai në Klan Kosova.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy