Lajme

Parakalimi i FSK-së dhe Policisë, Osmani: Pjesë e ndritshme e historisë, po na bëjnë krenarë

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 17 February 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës tha se i kujtojnë me respekt të thellë sakrificën e atyre që ranë heroikisht për lirinë e vendit.

Gjatë fjalës së saj, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pritet të parakalojnë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, Osmani tha se ata do të parakalojnë në tre sheshet e kryeqytetit.

“Jemi mbledhur për të festuar një vit tjetër të pavarësisë dhe të lirimit…Kujtojmë me respekt të thellë sakrificën e atyre që ranë heroikisht për lirinë tonë. Jo rastësisht, trupat e FSK dhe Policisë do të parakalojnë në tri sheshe, do të fillojnë tek sheshi ‘Ibrahim Rugova’, pastaj në sheshin ‘Nëna Terezë’ dhe do të vijë këtu te sheshi ‘Zahir Pajaziti’ për të shkuar te kazerma që mban emrin ‘Adem Jashari’ ”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Sipas saj, kuadratet e ushtrisë që do të parakalojnë sot janë pjesë e ndritshme e historisë.

“Kuadratet e ushtrisë të cilët parakalojnë sot janë pjesë më ndritshme e historisë sonë. Sikurse ushtria jonë që dëshmohet dhe na mban krenar çdoherë ashtu dhe policia ka treguar vendosmëri për të ruajtur sovranitetin në çdo cep të Kosovës”, u shpreh Osmani.

Presidentja Osmani gjithashtu falënderoi edhe miqtë ndërkombëtarë që ndihmuan në lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Një falënderim shkon dhe për miqtë tanë, falënderim për ShBA, aleatët tanë të përjetshëm. Faleminderit për të gjitha shtetet e NATO-së dhe shtetet mike anë e kënd botës. Forca jonë është profesionale dhe e gatshme kudo në mbrojtje të sovranitetit”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera