Lajme

Pankarta me Behgjet Pacollin merr vëmendjen në protestën në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 01 October 2026

Një pankartë me një fotografi të Behgjet Pacollit ka marrë vëmendjen gjatë protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në pankartën e mbajtur nga një prej pjesëmarrëseve është vendosur fotografia e Pacollit, e shoqëruar me mbishkrimin me nota humori: “Koka shkru me ble HAGËN, masi nuk ma lshunen 4-shen”.

Pankarta është vetëm njëra prej shumë mesazheve që edhe përmes humorit qytetarët kanë sjellë në protestën e sotme kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

-Advertisement-

Në shesh janë parë pankarta, fotografi dhe flamuj të shumtë, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy