Lajme

Pamje të drogës së konfiskuar

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 11 November 2021

Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me narkotik në koordinim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë, ka realizuar një operacion, ku janë arrestuar pesë të dyshuar dhe janë konfiskuar 74 kilogramë e 944 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Gjatë operacionit janë konfiskuar edhe tri vetura, para të gatshme, telefona mobil pjesë të armës dhe municion.

Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës, me urdhër të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera