Lajme

PAMJE/ Raketat ruse tronditin kryeqytetin ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 10 October 2022

Së paku pesë pesë civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa ruse në Kiev më 10 tetor, tha ndihmësministri i Brendshëm i Ukrainës. Shpërthime janë regjistruar edhe në qytete të tjera të Ukrainës: Dnipro, Lviv dhe Ternopil.

Disa automjete duke u djegur si pasojë e sulmeve me raketa ruse që goditën kryeqytetin ukrainas, mëngjesin e 10 tetorit.

 

Në këto sulme së paku gjashtë automjete morën flakë dhe dhjetëra të tjera u dëmtuan, shkroi në Facebook, Rostislav Smirnov, ndihmës i ministrit të Brendshëm ukrainas.

 

-Advertisement-

Zjarrfikësit duke shuar zjarrin e përhapur si pasojë e sulmeve me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

 

Automjete të dëmtuara afër vendit ku ndodhën sulmet me raketa mëngjesin e 10 tetorit në Kiev.

 

Në rrugë shihet trupi i një personi të vrarë nga sulmet me raketa, në Kiev. Shërbimet e emergjencave thanë se ka disa të vrarë dhe të plagosur.

 

Disa persona duke ofruar ndihmën e parë për të plagosurit në sulmet me raketa.

 

Ekipet e emergjencës shihen në terren duke ofruar ndihmë për të plagosurit.

 

Një grua e plagosur në sulmet me raketa ruse mëngjesin e 10 tetorit në Kiev.

 

Njerëzit duke shikuar vendin ku ranë raketat ruse në Kiev, më 10 tetor 2022.

 

Pjesë predhash ruse nga sulmet e 10 tetorit në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

 

Një ndërtesë e dëmtuar në Kiev. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Lviv, Ternopil dhe Zhytomyr në perëndim të Ukrainës dhe Dnipro dhe Kremenuk në Ukrainën qendrore.

 

Video-raportet dokumentuan dëmet në disa rrethe të kryeqytetit, duke përfshirë një kënd lojërash për fëmijë në Parkun Shevchenko.

 

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i Zyrës së presidentit Zelensky tha: “Ukraina është nën sulm me raketa. Ka informacione për sulme në shumë qytete të vendit tonë”. Ai u bëri thirrje ukrainasve të “qëndrojnë në strehimore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival

Të tjera