Lajme

Pamje emocionuese: Gruaja e Jakup Krasniqit shpërthen në lot në “Marshin për Liri”

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 12 September 2026

Pamje emocionuese janë parë sot në Prishtinë gjatë “Marshit për Liri”, të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe gruaja e Jakup Krasniqit, e cila nuk arriti t’i mbante lotët gjatë marshit.

E emocionuar nga atmosfera dhe mbështetja e qytetarëve, ajo u pa duke qarë, në një prej momenteve më prekëse të tubimit.

-Advertisement-

Një numër i madh qytetarësh nga vende të ndryshme të Kosovës iu bashkuan marshit në kryeqytet, me flamuj të UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në mesin e mesazheve të shfaqura gjatë marshit ishin “Liria ka emër”, “Kosova po pret” dhe thirrje të tjera për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy