Fokus

“Pak para momentit trạgjik po pritej ardhja e Presidentes” – Detaje të reja nga vrạsja në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 17 August 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në ahengun i cili përfundoi me tragjedi mbrëmjen e kaluar në Ferizaj.

Gazeta Infokus ka mësuar nga disa pjesëmarrës të dasmës, se Presidentja, bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, ishin dy mysafirët special të dasmës, e cila nuk nisi fare, pasi zyrtari policor, Festim Ramadani, e vrau me armë të gjatë zyrtare viktimën Sadri Sadriu.

Siç i është treguar Infokusit, pak minuta para se të ndodhte ngjarja tragjike, ishte duke u pritur për mbërritjen e Presidentes dhe të bashkëshortit të saj.

-Advertisement-

“Tavolina ka qenë gati dhe e gjithë pritja u organizua në pritje të Presidentes. Pastaj, ndodhi çfarë ndodhi”, ka rrëfyer një pjesëmarrës në dasëm.

Sadri Sadriu raportohet se është axha i bashkëshortit të Presidentes, Prindon Sadriu.

Sipas informacioneve të para të publikuara nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt, vrasja dyshohet se ndodhi “për motive të ulëta”.

Pas vrasjes, Festim Ramadani është vetdorëzuar në Polici, duke e pranuar veprën e kryer. Ai kishte shkuar në vendin e ngjarjes me rroba civile dhe jashtë orarit të punës, përderisa tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në lidhje me këtë rast, Inspektoriati Policor i Kosovës ka suspenduar edhe shefin e ndërrimit në Policinë Rajonale të Ferizajt. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera