Lajme

Paçarizi: Hajdari vazhdon të jetë ministre edhe pse është e dënuar

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 21 July 2023

Opinionisti politik, Rrahman Paçarizi, vlerëson se kryeministrit Albin Kurti i ka rrëshqitur nga dora situata sa i përket të qeverisurit.

“Ai po detyrohet që të merret me veriun, por edhe po i konvenon të përplaset me Serbinë, pastaj me BE-në dhe Amerikën. Mirëpo nuk po merret me çështje të brendshme dhe këtu i ka dalë situata nga kontrolla”, është shprehur Paçarizi në Rubikon.

“Ai mandej po kthehet të parullat e së kaluarës ‘kundër shtetit të kapur’, ‘kundër korrupsionit’, kështu po thonë se ‘po na akuzojnë për korrupsion’. Kjo është arrogancë e jashtëzakonshme e qeverisë ku Rozeta Hajdari vazhdon të jetë ministre edhe ka një dënim”.

-Advertisement-

Paçarizi ka theksuar se një qeveri që shkel ligjin, nuk mund të prodhojë ligje të mira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera