Lajme

Osmani uron 28 Nëntorin: Bashkërisht do ta kemi rrugëtimin tonë për në familjen evropiane

Autori: Ermirë Berisha 15:00 | 28 November 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar pavarësinë e Shqipërisë duke thënë se është një nga ngjarjet më të rëndësishme të popullit shqiptar, shkruan Gazeta inFokus.

Osmani përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria do ta kenë bashkërisht rrugëtimit drejt familjes evropiane.

“E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne. Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura”, shkroi Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera