Lajme

Osmani takohet me senatorin Menendez, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 18 February 2023

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me senatorin amerikan nga New Jersey, Bob Menendez, në margjinat e Konferencës së Sigurisë, në Mynih.

“E lumtur të diskutoj me senatorin Menendez. E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera