Osmani: Takimi i Brukselit ishte moment pozitiv, por Kuvendi e ka fjalën e fundit

Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 28 February 2023
Presidentja Vjosa Osmani vlerëson se takimi i 27 shkurtit në Bruksel, në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian (BE) dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ky takim i i kontribuon paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon, thuhet në deklaratën e presidencës.
Presidentja e Republikës së Kosovës vlerëson se nëse marrëveshja zbatohet në mënyrë burimore, ajo do të përcaktonte parime të rëndësishme për relacionet ndërmjet palëve, duke i vendosur si të barabarta, me respekt reciprok dhe në përputhje me parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë parimin e respektimit të integritetit territorial.
Sipas presidentes janë pranuar edhe disa propozime jo të lehta, që lidhen me vetëmenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë dhe rregullimin e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe.
“Teksti i marrëveshjes nuk i sqaron tërësisht implikimet nga këto si dhe disa çështje të tjera, të cilat duhet të sqarohen domosdoshmërisht para se të finalizohet Plani i Zbatimit”, thuhet në deklaratë.
Osmani thekson se çdo rezultat i dialogut duhet ta ruajë integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetit e brendshëm të Kosovës.
Mirëpo, duhet nënvizuar çdoherë se “procesi i dialogut duhet të përmbyllet me njohjen reciproke, ndaj Plani Evropian mund të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi”.
Osmani konsideron se fjalën përfundimtare rreth kësaj marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës, meqë preken kategori kushtetuese të parapara në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Të tjera
-
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mi...
-
Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me vendimin e sotëm, Gjykata K...
-
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, e ka komentuar ve...
-
Tahiri: Kushtetuesja foli qartë se Komisioni për Votimin e Fshehtë ishte jokushtetues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka komentuar vendimin e Gjykatës...
-
Kushtetuesja e lë fajtore Vetëvendosjen për bllokadën në Kuvend: Duhet të kërkojë kompromis me grupet tjera
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me një qëndrim të qartë rreth krizës pë...
-
Haradinaj reagon pas vendimit: U krijua baza ligjore për të dalur nga ngërçi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kush...
-
Kushtetuesja merr vendimin, cakton afat për konstituimin e Kuvendit
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që për 30 ditë duhet të përfundojë seanca kon...
-
BE do të përdorë të gjitha përpjekjet diplomatike për të arritur një zgjidhje për çështjen bërthamore të Iranit
Udhëheqësit e BE-së janë zotuar të kontribuojnë “në të gjitha përpjekjet dipl...
-
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e mbrojtjes për provat nga Shtabi i Përgjithshëm
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë hedhur poshtë kërkesën e përba...
-
Agim Aliu shpall kandidimin për një mandat të ri: PO është gjithmonë përgjigja ime për ju, për ma të mirin Ferizaj
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka konfirmuar zyrtarisht kandidimi...
-
Rama: Sezoni veror ka sjellë pushues të shumtë, Urgjenca Kombëtare në dispozicion të tyre
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sezoni veror i vitit 2025 at...
-
Kryediplomati kroat flet “pro” pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Gërvalla e falendëron
Kreu i diplomacisë kroate, Gordan Grlic Radman, në fjalën e tij në Këshillin ...