Lajme

Guri: LVV dhe PDK po e pranojnë që LDK-ja është siguresa e shtetit të Kosovës atëherë edhe votuesit do ta votojnë direkt LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 26 Qershor 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka reaguar ndaj ministrit të Financave në detyrë, Hekuran Muratit i cili i akuzoi koordinim me Listën Serbe.

Guri ka ironizuar me pretendimet e Muratit për përfshirjen e Listës Serbe në procesin e votimit të Kryetares së Kuvendit, duke kujtuar se ajo listë pikërisht ka siguruar katër vota vendimtare në atë proces.

“Ish-ministri e paska përmendur Listën Serbe. Një listë me të cilën janë koordinuar — dhe pikërisht ajo listë u ka siguruar 4 deputetë për votimin e Kryetares së Kuvendit,” ka shkruar Guri.

-Advertisement-

Deputeti i LDK-së theksoi gjithashtu se të njëjtat kritika që po i adresohen partisë së tij nga PDK-ja, vijnë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe kjo sipas tij dëshmon një të vërtetë politike.

“Hekuran, të njëjtën kritikë si tuajën ndaj LDK-së e ka edhe PDK-ja. Ata po thonë se nuk po vini pa VV-në, ju po thoni se nuk po vini pa PDK-në. Jam jashtëzakonisht i lumtur që ka një konsensus të gjerë në skenën politike: që LDK-ja është siguresa e shtetit të Kosovës.”

Guri shtoi se nëse ky rol i LDK-së tashmë po pranohet edhe nga partitë tjera, atëherë është i bindur se kjo do të reflektohet edhe në rezultatet zgjedhore:

“Meqë po e pranoni këtë, besoj fort se edhe votuesit në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë direkt për LDK-në,” përfundoi ai./Gazeta Infokus

Murati: Vetëm VV kundër Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy