Osmani, Stoltenbergut: Sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it u kryen nga krimi i organizuar serb

Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 07 September 2023
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë konferencës që pati me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur plagosjen e mbi 90 ushtarëve të KFOR-it në veri të vendit.
Osmani tha se sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në Kosovë janë planifikuar, organizuar e ekzekutuar nga krimi i organizuar serb, siç, sipas saj, është vërtetuar në pamje.
“Sekretar, nëse ka pandëshkueshmëri për sulmet e 29 majit ndaj ushtarëve të KFOF-it dhe policëve të Kosovës e gazetarëve, ka mundësi që kryerësit ta kuptojnë këtë si dobësi tonën dhe do të trimërohen për ta përsëritur atë akt dhune”.
“Ata që kanë urdhëruar atë sulm janë shumë qartë të njohur dhe për këtë si presidente e Kosovës i ofrojmë NATO-s bashkëpunim të plotë që t’i sjellim kryerësit e atyre sulmeve para drejtësisë. Duhet të ketë llogaridhënie të thellë e të plotë për këto grupe të krimeve të organizuara”, tha Osmani.
Tutje, ajo përmendi edhe dorëheqjet e policëve serbë, duke thënë se presionet e Serbisë duhet të ndalen.
Kurse, në lidhje me sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, Stoltenberg tha se përgjegjësit për vepra të tilla duhet të dalin para drejtësisë.
“Sulmi ndaj paqeruajtësve të NATO-s që ka ndodhur në maj të këtij viti është i papranueshëm dhe është e rëndësishme që ata që janë përgjegjës për vepra të tilla të mbahen përgjegjës. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen para drejtësisë”, tha Stoltenberg.

Të tjera
-
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgj...
-
Sala Jashari e vazhdoi seancën me deputetët e ish-opozitës
Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, sot e vazhdoi seancën me deputetët...
-
Ramadani: A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka pyetur nëse ka persona në VV-s...
-
Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e minatorëve dhe familjen e madhe t...
-
Dështoi 43 herë, Haxhiu sërish me akuza për opozitën
Pas dështimit të 43-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandid...
-
Situatë e rënduar në Teksas – të paktën 81 të vdekur e mbi 40 të tjerë të zhdukur
Të paktën 81 persona janë konfirmuar të vdekur në Teksasin qendror dhe 41 të ...
-
Peci pyetet se pse edhe OJQ-të e Presidentja po e interpretojnë ndryshe nga ta aktgjykimin e Kushtetueses: Është çështje e shijes…
Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci tha se çës...
-
Izmaku e Nisma-s: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se nuk ka pasur asnj...
-
Hasani i PDK-së: Të gjitha partitë janë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka deklaruar se...
-
I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cil...
-
Musliu-Shoshi: “Ushtrojeni detyrën paanshmërisht”, Dehari kërkoi t’i ndalet fjala deputetes së PDK-së
Në kërkesën e tij për propozimin e një deputeti nga secila parti për formimin...
-
Dështon edhe seanca e 43-të e Kuvendit – turpi politik vazhdon
Për të 43-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë krye...